Luizi është munduar të bëjë sa më shumë xheloze Kiarën me Kejsin, e cila u bë pjesë e Big Brother të martën. Kiara nuk e ka fshehur xhelozinë e saj edhe herë pas herë ia ka shprehur këtë gjë Luizit.
Megjithatë Luizi i tha të dashurës së tij se biondet nuk hyjnë në gustot e tij dhe se gjithçka e bën që të bëjë xheloze atë. Ndërkohë gjatë një bisede ku ishin të pranishëm edhe Kristi me Kejsin, Luizi i thotë Oltës se Kejsi ka hyrë në shtëpi me një porosi të veçantë, që të acarojë Kiarën, pra ta bëjë xheloze.
Kryefjala e këtij realityshow, Luiz Ejlli, është i pandalshmi i lojës që diçka i doli jashtë parashikimeve, rënia në dashuri. Që në ditët e para ai shfaqi pëlqim për moderatoren Kiara Tito, ndërsa ndjenjat u rritën dita ditës.
Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën.
Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.
Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.