Kujtojmë se sot është prime i radhës ku janë 3 banorët e nominuar: Olta, Dea Mishel dhe Tea. Njëra prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë e BBV, duke shpresuar te këtë biletën e kthimit.
Nisur nga votimet në faqe dhe portale të ndryshme dhe nga komentet duket se publiku me mbi 60% ka votuar të largohet Dea Mishel.
Por në fakt nuk do largohet Dea Mishel, por Tea? Do thoni ju me të drejtë pse kështu? Sepse kështu ka vendosur “Vëllai i Madh”, kështu i intereson më shumë lojës.
Tea prej javësh të tëra nuk është fare aktive, ka rënë në një gjumë letargjik dhe nuk përbën më ndonjë interes të madh për të si personazh brenda shtëpisë, ndaj do dalë sonte.
Dea Mishel edhe pse është më e votuara nga publiku për të dalë, do vazhdojë të qëndrojë ende në shtëpi, sepse me strategjinë e saj “skuthe” krijon shpesh situata dhe polemika në shtëpi, jo vetëm në debatet me Luizin, por javën e fundit ka pasur debate të forta me Oltën dhe Kristin.
Dea e ka kuptuar që kur është në nominim vetëm debatet e forta e mbajnë në lojë. Sa për Oltën dihet që nuk e nxjerr njeri dhe e ka të sigurt finalen.