Dënimi i “Vëllait të Madh” për katër banorët, bëri bashkë në një vend, Oltën dhe Luizin, të cilët gjatë gjithë ditës kanë folur me ironi me njëri-tjetrin.
Olta shpesh herë gjatë ditës, e ka cilësuar Luizin si frikacak, kjo pasi ai shprehu dëshirën për të dalë jashtë, për të mos i lënë hapësire Bledit që të futet në lojë.
Sipas Oltës, kjo dëshirë e Luizit shpreh dobësi. Kjo e fundit I tha Luizit se ajo është më burrneshë dhe më besnike se ai.
Luizi nuk e kundërshtoi fare, por aprovonte çdo gjë që thonte Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit se kur ai do arrijë të kuptojë lojën e saj, ajo do jetë në Cuba me pushime, duke shijuar paratë e çmimit të madh.
Izolimi nuk e pengoi Kristin të bënte stërvitjen e tij të përditshme. Në kushte rrethanore, ai edhe sot nuk e la mënjanë aktivitetin fizik.
Izolimi në “b.rg”, është pasuar me batuta dhe ironi të shumta mes katër banorëve, Luizit, Oltës, Armaldos dhe Kristit.
Këta të fundit nisën ngacmimet ndaj Luizit, duke e pyetur atë nëse ai ka përjetuar ndonjë periudhë të errët. Luizi e mohoi një gjë të tilllë, duke u thënë atyre që jetën e tij se ka bërë njeri dhe se që kur ka lind, ka jetuar gjithmonë jashtë.