Shqipëria ka sot shansin e madh për t’u kuali fikuar për herë të parë në histori në “Play Off” të Kupës së Botës.
Për ta bërë këtë ëndërr realitet, kuqezinjtë duhet të fitojnë në mbrëmje ndaj Andorrës, e mundësisht me goleadë për të mos i lënë në dorë asgjë rastësisë. Paralel me Shqipërinë, do të luhet edhe ndeshja direkte e grupit tonë, ajo mes Anglisë dhe Serbisë, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Uembli”. Kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës, e njëkohësisht të shpresojnë se Anglia do të mundë Serbinë.
NDESHJA- Sfida mes Shqipërisë dhe Andorrës, do të luhet në qytetin e Enkamp në Andorra, në stadiumin ndërkombëtar të Andorrës, “Estadi FAF”. Sfida do të nisë në orën 20:45 dhe për skuadrën tonë kombëtare, do të jetë e parafundit në grup, por me shumë gjasa mund të jetë edhe e fundit me rëndësi për rezultatin, pasi një fitore e jona dhe një humbje e Serbisë ndaj Anglisë, do të sillte kualifikimin tonë.
GJENDJA E SKUADRËS– Ditën e djeshme, skuadra ka udhëtuar në drejtim të Andorrës. Prej ditësh, kuqezinjtë kanë qëndruar të grumbulluar në qytetin e Barcelonës, ku edhe kanë zhvilluar seancat stërvitore në prah të takimit ndaj Andorrës. Skuadra ka qenë e plotë nën urdhërat e trajnerit Silvinjo dhe fatmirësisht, edhe në stërvitjen e fundit që kuqezinjtë kanë zjvilluar, kna ëmunguar dëmtimet dhe ekipi duket në gjendje shumë të mirë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. MOTI- Sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë do të luhet në temperatura relativisht të ulëta. Gjatë fillimit të ndeshjes, temperaturat pritet të jenë rreth 7 grandë ndërkohë që mund të zbresin edhe me 2 gradë deri në përfundim të takimit. Megjithatë, pozitiv është fakti se do të jetë kthjellët dhe nuk pritet që të ketë reshje shiu.
PARASHIKIMET- Si rrallë herë deri më tani, kuqezinjtë parashikohen si fitues absolutë të këtij takimi, për më tepër duke parë faktin se luajmë në transfertë. Kështu, kompanitë e basteve e kanë kuotuar fitoren e Shqipërisë me koeficient jashtëzakonisht të ulët, që shkon deri në 1.2. Ndërkohë, një fitore e mundshme e Andorrës, është kuotuar me koeficientin e lartë 22, gjë kjo e rrallë për ndeshjet e Shqipërisë. Një koeficient të lartë që shkon deri në 6, ka barazimi.