“Një penallti skandaloze, një penallti që nuk mund të jepet”. Fabio Kapelo ka qenë i indinjuar me gjyqtarin Feliks Zvajer për penalltinë që dha në ndeshjen mes Interit dhe Liverpulit e që vendosi fatin e saj.
“Unë nuk e kuptoj VAR-in, gjyqtari kishte parë gjithçka, pastaj ta lëmë mënjanë simulimin e lojtarit që u hodh në tokë”, tha dukshëm i acaruar në studion e “Sky Sport” trajneri i njohur italian.
“Për të anuluar golin e Liverpulit, VAR-it iu deshën tre minuta për të rishikuar aksionin, në këtë rast ka thirrur gjyqtarin për një mbajtje që shihet në çdo goditje nga këndi. Kjo krijon një precedent… por është një turp të vërshëllesh një penallti si kjo”, ishin fjalët e Kapelos pas ndeshjes.
“Do të thonë është rregullorja”, tha Alesandro Kostakurta i pranishëm në studio, “por atëherë do të ketë 18 si puna e këtij”.