Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë konsumuar disa orë së bashku me njëra tjetrën, pasi banorët në shtëpi u ndanë në çifte nga produksioni për të folur mbi jetën e tyre. Ndër të tjera, Kiara ka kujtuar dashurinë e parë dhe komentet e gjyshes për ish të dashurin e saj.
“Ka qenë një nga gjërat më të bukura që unë kam përjetuar, hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak, dhe ka qenë një person që unë e fantazoja qoftë për pamjet, karrierën që kishte, atë që transmetonte si karakter, i kishte pak a shumë të gjitha e plotësonte fantazinë time dhe më bëri të bija shumë në dashuri. Po kjo ishte dhe gabim pastaj se e vuajta më vonë.
Gjyshja e dinte se unë kam pasur një marrëdhënie që ka qenë publike e lexonte lajme. Komentet e gjyshes, nuk e di pse ka qenë kundra gjyshja e vazhdon të jetë kundra.shih videon
“Kiara më kapën ato plakat e lagjes më thanë do martohet me atë, po ça do ti me atë, nga e ke gjetur, ça i bukur është ai? Vetëm mos e pafsha këtu në lagje. Nuk janë takuar ndonjëherë“, tha Kiara.
Ndër të tjera Kiara ka falënderuar Oltën, për komentet që ajo ka bërë për lidhjen me Luizin brenda BBV. Kjo bisedë mes dy vajzave vetëm për vetëm ka shkuar tej parashikimit për tonet e buta në të cilat u zhvillua dhe eksperiencat që ndanë me njëra-tjetrën, duke kujtuar debatet që ato shpesh kanë pasur, edhe për shkak të Luizit.
“Ti ke qenë mos them personi i parë që ke besuar te historia mes meje dhe Luizit e unë të jam vënë kundra se i kisha të gjitha barriera e kisha frikërat e mia, e të falenderoj që na ke besuar dhe na u bashkove te dasma. Më ke bërë të kuptoj ca gjëra më shumë te ti. Se ndonjëherë paragjykojmë, por paragjykojmë në bazë të lojës”.