Gjatë një loje të zhvilluar brenda BBV, Luizi dhe Kristi thanë se kanë patur paralelisht dy lidhje dashurie. Po ashtu, këngëtari tregoi se mban ende në dorë tatuazhin me emrin e ish të dashurës dhe nuk është aspak pishman për këtë fakt.
Ndërkohë, pas daljes nga burgu, përgjigjet e lojës Luizi i ka diskutuar dhe me Kiarën. Duke biseduar së bashku, Luizi i ka thënë Kiarës se ka pasur dy të dashura njëkohësisht dhe se këtë e ka bërë nga mosha, se i dukej vetja i bukur.
Luizi: Ke puth dy njerëz të ndryshëm brenda ditës? Kiara: Edhe ca domethënë kjo? Luizi: Se thanë që a ke pasur dy lidhje njëkohësisht. Luizi: Po. Që kam puth dy të ndryshme brenda ditës.
Kiara: S’të vjen zor ty? Kiara: Si i ke bërë këto gjëra? Luizi: Po kam kenq budall mo, i ri mo, kot pa lidhje mosha e marrisë, e budallallëkut, mu dukte vetja i bukur.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi.Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.
Sot është dita e Shën Valetinit dhe produksioni iu ka dhënë detyrë banorëve që të shkruajnë një letër dashurie për dikë brenda ose jashtë shtëpisë.