Dasma kosovare është detyrë nga “Vëllai i Madh”. Nusja e dasmës do të jetë Nita, ndërsa dhëndri Bledi. Edhe banorët e tjerë kanë detyrat e ndara.
Banorët gjithashtu gjatë ceremonisë së dasmës, do të jenë me veshje tradicionale. Ndryshe, disa javë më parë u organizua një dasëm,
ku dhëndri ishte Luizi dhe nusja Kiara. Kiara i dhuroi puthjen e parë Luizit, teksa ishte ndër dasmat më të komentuara.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri diskutuan për tema të ndryshme ditën e sotme. Në një moment teksa Dea fliste, një koment i Bledi Manes shkaktoi debat mes tyre.
“Fshihu te hunda se je bërë me kơkăĩnë,” i tha Bledi Deas. “Hë mor ti se kujtova se isha bërë me buzëkuq, ti thua kokainë, çfarë i ke këto komente,” iu kthye Dea.
Fjalët e Bledit duket se nuk i pëlqyen as Oltës e cila e konsideroi “të shëmtuar”. “Shumë koment i shëmtuar, ça ishte kjo,” u shpreh Olta.