Gjatë javës së fundit në Big Brother VIP Albania ka pasur ngjarje të shumta që kanë nxitur reagimet e banorëve.
Një ndër ngjarjes kryesore të javës ka qenë edhe debati mes Armaldos, i njohur ndryshe si Maestro, me Luizin, shkruan lajmi.net.
E në klipin e shfaqur në Prime-n e sotëm të BBVA, Maestro kishte deklaruar në “Dhomën e Rrëfimeve” se “nuk do të lejoj një njeri që ka publikuar dy këngë në jetë e tij, të më udhëheqë”, duke aluduar kështu në Luizin.
Pas shfaqjes së klipit ka reaguar edhe Luizi, i cili i është kundërpërgjigjur Maestros.“Fillimisht, ky njeriu që ka dy këngë të publikuara në jetën e tij, në njërën prej tyre të kam pasur ty mbrapa në kor”, ka deklaruar Luizi.
Tutje, Luizi ka thënë se ka qenë i pakënaqur me veprimet e Maestros i cili ka krijuar afërsi me Oltën, të cilën Luizi e ka konsideruar si kundërshtare qysh nga fillimi i Big Brother.
Sonte është prime i radhës në BBV dhe si zakonisht do jetë një natë shumë e gjatë me debate të forta, diksutime dhe surpriza të hidhura dhe të bukura.