“Si rrush” Endri dhe Stefi e thonë publikisht mendimin e tyre për Luizin

Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi ishin të ftuar në puntatën e së shtunës në Ëhy Not, RTV Ora.Në një prej rubrikave të emisionit ata duhet të lidhnin një VIP me një frut.

“Arbana është si qershi, e ëmbël e dashur e përgatitur,” tha Stefi. Ardit Gjebrean ata e lidhën me mollën. Luizin e lidhën me rrushin.

“Rrushi është i mirë, për gjërat e mira që ka rrushi, Luizi e meriton,” tha Endri. “Luizi është një djalë i zgjuar që do të përshtatet mirë dhe të krijojë mundësi për veten. Deri tani përderisa ka pataksur të gjithë popullin shqiptar do të thotë që ja ka dalë shumë mirë,” tha Stefi.

Për Taynan Endri e lidhi me pjeshkën. Ananas thanë ata për Aurela Gacen. “Është dhe e ëmbël dhe e thartë. Është dhe e rrallë,” thanë ata. Për Roza Latin ata thanë se është si luleshtrydhe.

Vëllezërit korçarë tashmë njihen kudo, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Endri dhe Stefi prej vitesh kanë kënaqur publikun me këngët e tyre teksa nuk kanë munguar as koncertet në Europë e Amerikë.

Për këtë të fundit, të ftuar në Why Not në RTV Ora, ata u shprehën se janë mirënjohës që i duan shqiptarët që janë atje pasi në Amerikë ka një standard tjetër që përkthehet dhe në një pagesë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top