Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë për këtë banor: U hoq si luan, por na doli mace

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë e ftuar gazetarja Gerta Gixhari. Ajo na ka folur më shumë mbi fenomenin e “Big Brother VIP”, lojën e banorëve, por edhe atë të motrës së saj, Oltës…

Si fillim, si e sheh Gerta “Big Brother VIP”? Është një spektakël që na mban mbërthyer pas ekranit. Jemi dedikuar për ta parë mbarëvajtjen e emisonit, jemi kuriozë të mësojmë për jetën e tjetrit. Nuk i shpëtojmë dot kësaj. Por në fund janë njerëz, si ne jashtë.

Bledi Mane u ‘vetësakrifikua’ mbrëmjen e djeshme duke e lënë lojën, si e prite këtë? Prisja që Bledi të ishte lojtar i fortë. Nga luan doli një mace. Është një dobësi e Bledit largimi nga loja në atë pikë. Pavarësisht arsyeve që nuk donte te ndante çiftin. Ai e njeh sirtuatën që nga jashtë. Unë u gëzova kur do futej Bledi, mendoj që duhet të ishte një treshe e fortë në shtëpi. Bledi mund ta luftonte Luizin dhe Oltën. Unë mendova se do të dilte Kiara. Por ai nuk e ka perceptuar se opinioni publik kishte filluar të ndryshonte dhe të mendonte që edhe Kiarën ta nxirrte.

Mendon se Kiara ishte vërtet e rrezikuar për të dalë mbrëmë? Për mua Kiara si është si nuk është nuk ka ndryshim. Nuk është nga ata faktorë që sjell ndryshim në lojë. Është e vërtetë ajo që tha Bledi që Luizi do ndryshonte. Por jo aq dramatike sepse nëse do cenonte banorët e tjerë do largohej. Kiara i trembet Luizit nga debatet që ai bën.

A i sheh reale çiftet e krijuara brenda shtëpisë? Nuk i mendoj totalisht ‘fake’ , që të jenë krijuar vetëm për hir të lojës. Kiara-Luiz duket se mund të rezistojnë sepse ai është në një moshtë që do të krijojë familje. Kiara është ende e re dhe e ka mendjen tek karriera. Luizi është më i dhënë se Kiara. Ai e ka ndarë mendjen, por ajo më duket natyrë shumë ambicioze për karrierën. Një fëmijë do ta pengonte karrierën e saj.

Po Keisi dhe Kristi? Më duken ‘nice’ si çift. Më duket si një lidhje shumë normale. U lëshuan pak shpejt. Ndihen mirë me njëri-tjetrin, por është një marrëdhënie shumë rinore. Nuk e shoh në aspektin afatgjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top