Të shtrirë nëpër krevatet e tyre, të lidhur me zinxhirët e lojës që u ka caktuar Vëllai i Madh, banorët po kalonin një moment qetësie.
Papritur, banorja e re që u fut mbrëmjen e djeshme, aktorja Eva Alikaj ia fillon të qarës me ngashërim. Banorët shtangin. Shiko videon më poshtë.
Luizi e pyet në mos ka parë ndonjë ëndërr dhe është trembur. Jo, ia kthen Eva…babi…babi mu kujtua.Tan Brahimi ndërhyn duke thënë që i ka νd.kur i jati para një muaji e gjysëm. Luizi i thotë që është në dijeni të këtij fakti.
Maestro i afrohet për ta ngushëlluar duke e pyetur a do pak ujë. Eva qan akoma më shumë.Maestro i thotë disa fjalë ngushëlluese, “bëhu e fortë jeta vazhdon”, dhe Luizi i ofron pak ujë. Banorët heshtin të gjithë.
Nderkohe Vëllai i Madh i jep mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar.
Ata do të ndahen në dy grupe. Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.
Grupi i dytë me Evën lidere, do të ketë pjestarë Armaldon, Kristin, Keisin Tanin dhe Nitën.Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin.Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.