Përfundon sfida e litarit, ja kush grup fitoi! 6 banorë fitojnë imunitet

Loja me litar sollli shumë dinamika gjatë këtyre dy ditëve.Grupi që u shpall fitues është grupi Evës me pjestarë: Armaldo, Kristi, Keisi, Tani dhe Nita të cilët do të kenë imunitet në lojë.

Do të jetë edhe grupi i Ermionës që do të ketë një avantazh, i cili do të bëhet njoftohet në një komunikim të dytë.Kujtojmë se banorët u ndanë në dy grupe,

me në krye Ermionën dhe Evën dhe duhet të qëndronin lidhur me njëri-tjetrin për 24 orë.Luizi dhe Olta ishin të vetmit banorë që hoqën litarin duke dalë automatikisht në nominim.

Tani është një nga banorët e rinj që është bërë pjesë e Big Brother Vip. Natën e “Prime” të kaluar, ai është ndjerë shumë fajtor që nuk e ka mbështetur Valbonën dhe ka kërkuar të largohet nga gara, por më pas banorët e bindën që të qëndroj. Tashmë, banorët kanë mundësinë që të pranojnë sfidën e Big Brother Vip që të flenë në oborr në mënyrë që t’i bëjnë një surprizë Tanit.

Nëse ata nuk do pranonin sfidën e Vëllait të madh që të kalonin natën jashtë, Tani nuk do mësonte se çfarë fshihet pas surprizës që është planifikuar për të. Kështu, banorët kanë nisur përgatitjet që të kalojnë natën në oborrin e shtëpisë.

Kiara dhe Luiz krijuan një vend për ata të dy ndërsa banorët e tjerë po nxjerrin jashtë dyshekët dhe jorganët. Nuk dihet nëse kjo sfidë do çohet deri në fund nga ata pasi temperaturat janë shumë të ulëta gjatë natës. Kjo nuk është hera e parë që banorëve u është dashur të kalojnë natën jashtë. Edhe vitin që kaloi, banorët e kaluan me sukses sfidë e gjumit në oborr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top