Olta Gixhari: E pranoj, kam një afeksion për Luizin! Kjo lojë është shumë fat…

Aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli janë dy lojtarët më të fortë në shtëpinë e Big Brother Vip dhe që prej fillimit janë konsideruar si dy liderët e grupeve të tyre.

 

Gjatë një bisede me Armaldo Kllogjerin, Olta pranoi se edhe pse e sheh si kundërshtarin e saj më të fortë, për shkak të ditëve dhe qëndrimit të gjatë brenda shtëpisë, ajo ka afeksion për Luizin.

“Ore unë Luizin e kam kundërshtar drejtpërdrejtë, dhe unë kam një afeksion për atë se s’jam kafshë dhe këtë s’e mohoj”, tha aktorja.

Nga ana tjetër, pas presionit që i bëri Maestros për lojën me rripin, përse kishte votuar Kiarën për lidere, Olta i ka shprehur Armaldos “bërë shumë mirë që nuk e hoqe rripin”, gjë të cilën ajo vetë ia kërkoi gjatë debatit që patën, që do i jepte mundësinë asaj, maestros dhe Luizit të shkonin të tre në nominim.

“Uou ca thua ti. Ishte fat ajo e Valbonës, prandaj është fat”, i tha Armaldo.

“Po mo është fat dhe shumë kjo lojë, përveçse zotësi”, tha Olta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top