“Amarildo” është mënyra se si Luiz Ejlli thërret gjatë gjithë kohës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Armaldo Kllogjerin.
Sonte gjatë spektaklit edhe moderatorja Arbana Osmani në një moment ku po diskutoheshin disa nga situatat brenda shtëpisë, ka bërë lapsusin duke e thirrur Armaldon, “Amarildo”, një emër ironizues që Luizi i ka vendosur “Maestros”.
Në pak sekonda ky moment është bërë viral dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale. Gjatë mbrëmjes, pas lapsusit, Arbana Osmani ka kërkuar falje, por ky moment nuk i ka shpëtuar as banorëve të cilët kanë qeshur.SHIH VIDEON
Luizi dhe Armaldo prej më shumë se 10 ditësh nuk flasin me njëri-tjetrin. Pikërisht kjo përçarje, ka bërë që bisedat mes tyre të shoqërohen me epitete dhe ofendime. Një tjetër debat i ashpër ndodhi mes tyre mbrëmjen e sotme.
Luiz: Ky servili do të luajë me 7-8 porta. Unë ia kam mbyllur portat. Ja kam kthyer shpinën, kaq. Të votojë kë të dojë. Unë nuk kam më punë me të.
Dea: Unë mendoj që Armaldo duhet të luftojë që të jetë një njeri i fortë në lojë, jo të jetë në mes. Pra, një herë me Luizin dhe një herë me Oltën. Ndryshe, nuk më pëlqen.