“Unë fëmijët nuk i lë me njerkën”/ Plas keq sherri mes shoqes së Luizit dhe Diolës: Argëtohesh deri në 5 të mëngjesit

Diola Dosti ishte e ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku ka debatuar ashpër me gazetaren Dasara Karaiskaj, e cila është një shoqe e vjetër e Luizit.

Dasara tha se deklaratat e Diolës në “Big Brother” i kanë bërë përshtypje. Ajo iu drejtua ish-banores duke i thënë se nuk lihen fëmijët me njerkën dhe se nuk ka karakterin e një gruaje që rrit 3 fëmijë.

DEBATI


Dasara: Ti na ke çuditur me deklaratat e tua. Ke thënë njerka fërkon barkun që kjo ka lënë fëmijët, ishte totalisht e pavend.

Diola: Dukesh sa profesioniste je sa i sheh gjërat në sipërfaqe.

Dasara: Unë fëmijët nuk i lë me njerkën Diola.

Diola: Ke shumë të drejtë, por edhe unë fëmijët nuk i lë vetëm deri në 5 të mëngjesit dhe të dal vet për t’u argëtuar.

Dasara: Më ka bërë shumë përshtypje Diola me mungesën e karakterit të një gruaje që rrit 3 fëmijë.

Në debat ndërhynë edhe të ftuarit e tjerë duke i thënë Dasarës se nuk mund të vendosen kufij sesi duhet të sillet një grua që është nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top