“Po më zihet fryma, do dal patjetër”! Kiara në lot, Luizi bën gjestin e pahijshëm (video)

Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë.

Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Si duket këngëtari nuk ka dashur që vajzat të fitojnë dhe të kenë imunitet prandaj dhe ka vendosur që të prishë lojën.

Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty. Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo ti fliste.

“Nuk jam mirë, dua të dal, po më merret fryma”, dëgjohet të thotë Kiara. Kiara ka derdhurlot, ndërsa pasi ka prishur lojën, i ka thënë Luizit: Si nuk të vjen zor…shih VIDEON

Loja me pyetje, ka bërë që shumë banorë të “Big Brother Vip” të rrëfejnë shumë rreth jetës së tyre dhe të shuajnë kuriozitetin e fansave për shumë detaje.

Luizi nuk ka nguruar t’i përgjigjet dhe pyetjes se cilën nga vajzat e showbizit shqiptar e pëlqen nga fiziku. Këngëtari ka deklaruar se i pëlqen moderatorja Fjoralba Ponari.

Luizi tha më tej se duke iu referuar edhe Kiarës, atij i pëlqejnë vajzat e ëmbla në fytyrë dhe nuk është shumë i fiksuar pas vajzave me forma të bëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top