Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi,
shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.
Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.
Ndërkohë, gjatë një bisede me Luizin, teksa po bënte gati valixhet për tu larguar Ermiona i kërkoi këngëtarit që pas largimit mos lejojë që të flasin keq për të brenda në shtëpi.
Ermiona: Të lutem mos lejo që të ndyjnë emrin tim kur të dal. Luizi: Jona kur ikën një person këtu kur del nga shtëpia, nuk merret më njeri, ta siguroj.
Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena. Luizi: kjo është lojë nervash. Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.
Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim.