“Ndjeva keqardhje për veten”, Arbana Osmani tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi pa fund

Fatkeqësisht jetojmë ende në një shoqëri ku gruaja konsiderohet ende si territor dhe plackë që mund të bësh ndaj saj c’të duash.

Është e pështirë të shohësh e dëgjosh njerëz që mbështesin e justifikojnë vepra të tilla si ajoe djeshmja në Pasukqan. Ja çfarë shkruan moderatorja Arbana Osmani në një status ditën e sotme:

 

“Sot në mëngjes teksa paguaja një faturë në një kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kariere dhe rojës së dyqanit.

Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u dukse i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do ketë arritur atje ku nuk mban më.

Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për feëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzate këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”.

Mentaliteti i kalbur maskilist vijon prej brezash në shoqërinë tonë. Akoma gjejmë mendësi të prapambetura ku thuhet se të lindesh burrë është ende privilegj, ndërsa të jesh grua është taksirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top