Dea e bindur që do fitojë BBV: Ti Luiz nuk do shkosh as në finale

Dea Mishel duket se është e bindur se do të fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP2”. Kur Luiz Ejlli e pyeti se kush do e fitojë, ajo tha menjëherë emrin e saj. Madje këtë pyetje ia ka bërë edhe Olta Gixhari dhe Dea ka thënë sërish emrin e vet.

Mbrëmë, Luizi ka shkuar te dera kryesore dhe i thotë Deas që të shkojë ta prekë. Kjo e fundit i thotë se nuk e ka bërë as kur ka hyrë dhe nuk do ta bëjë as në finale kur të fitojë.

E jo vetëm kaq, pasi ajo i tha Luizit se ai mund të jetë duke e parë nga televizori finalen e madhe të “Big Brother VIP2”.

Pjesë nga biseda:Luizi: O Dea më dëgjo mua, preke. Dea: Jo.Luizi: Unë e kam prekur, nuk e lëshoj. Hajde e preke 1 sekonde. Dea: Jo. Luizi: Nuk do ta prekësh? Dea: Jo. Luizi: Do ta prekësh vetëm 1 herë?

Dea: Po nuk do e prek asnjëherë.Luizi: Pse, pret me ta hapur kush?Dea: Jo.Luizi: Kujton se është Amos aty pas kur të dalësh.

Dea: Kur të fitoj në finale do më marrin aty jashtë besoj do jetë skena që do bëhet finalja me dy finalistët. Nuk e di a do jesh ti, mund të jesh duke e parë nga televizori. Muizi: A do e prekësh?Dea: Jo, nuk kam kuriozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top