Hyrja e Sabianit në BBVIP, trazoi marrëdhënien e vajzës së tij Keisit me Kristin.
Sabiani shprehu hapur se nuk ishte dakord për lidhjen e tyre.
Por duket se pasditen e sotme, Kristi dhe Sabiani diskutuan me njëri tjetrin për këtë marrëdhënie.
Sot, ai gjeti kohë të fliste me Kristin. Sabiani beson se Kristi ka plane të tjera për jetën e se nuk mund të vendoset për të ardhmen brenda një reality show si ‘Big Brother VIP’.
Sabiani: Kristi ka plane të tjera për jetën. Në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.
Kristi: Unë kam thënë që Keisin e kam shumë qef. Më erdhi një pëlqim që nuk e prisja fare.
Më pas, Sabiani e mori veçmas Kristin. Ai e pyeti në një moment se kur vendosi të lidhej me Keisin, por nuk insistoi më gjatë.
“Ju duhet të promovoni më të mirën. Ti e di, lajmi i zi ikën kollaj. Penalizohesh për kaq. Ti ke plane të tjera për jetën. Kur e vendose? Se Luizi ka ardhur me një pikësynim, ka qenë që në fillim me këtë gjë, konkret”.