Luizit i shkon nominimi huq, ja kush do dalë nesër nga BBV (foto)

Futja e Sabianit në shtëpinë e BBVip2 mund të jetë një strategji e përkohshme që mund të përfundojë nesër.Këtë e përforcon një njoftim i dalë në rrjetet sociale që e sjell Sabianin më 9 mars, të enjten në një koncert live.

Sipas njoftimit të një lokali në Korçë, Sabiani do të jetë i pranishëm atje të enjten në mbrëmje ora 20.00 në një koncert.

 

Kjo nënkupton se të martën mbrëma në prime, mund të jetë largimi i Sabianit nga shtëpia e Big Brother Vip, duke shënuar vetëm një periudhë të shkurtër në këtë realitet.

Në fakt edhe vetë Sabiani ka lënë të kuptohet këtë. Ai sot u shpreh i bindur që Kristi nuk do të dalë të martën nga shtëpia.

Sabiani e përsëriti këtë gjë dy herë, një herë gjatë konferencës për shtyp, kur i drejtoi një pyetje atij dhe një herë tjetër në oborr, kur po bisedonte me Kristin dhe Keisin.

Sabiani i tha Kristit se ai nuk do të eliminohet të martën. Ai shtoi se pasi e marta të kalojë, do të bisedojnë gjerë e gjatë, duke nënkuptuar që do të flasin për lidhjen që është krijuar mes tyre.

Ndonëse skeptik nga ekrani, qëndrimi me dyshen në shtëpi, duket se ka ndryshuar deri diku opinionin e Sabianit. Dhe sjellja e tij kundrejt Kristit ka qenë e ngrohtë, edhe pse deri më tani nuk kanë konsumuar ndonjë bisedë bashkë, sa i përket Keisit.

Sabiani i tha atyre se ka dëshirë t’i shohë në formë. Kristi tha se ata janë në formë dhe shumë në rregull me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top