Sapo ka nisur spektakli i “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani ka mbyllur televotimin e kësaj radhe. Madje jo vetëm kaq,
pasi moderatorja e dashur për publikun njoftoi se në studion e madhe nuk do shkojë vetëm banori që do të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por tre të nominuarit.
Teksa u lidh me banorët dhe u tha se sa bukur janë bërë sonte, edhe ata dëshironin që ta shikonin Arbanën. Kjo e fundit u tha se do të ndodhë sonte, po pa treguar më shumë detaje.
Ndërkohë kujtojmë se në nominim janë Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj. Ishte Luiz Ejlli, ai që nxori në nomimin këta banorë pasi hapi Kutinë e Pandorës gjatë spektaklit të së shtunës.
Arbana pyeti edhe dy opinionistët Arbërin dhe Zhaklinën kush del sonte dhe të dy thanë për Armaldon, si dhe u përgjigjën edhe ish-banorët e ftuar në studio.
Mikela me Tean thanë për Armaldon, Ronaldo tha që ikën Olta, dhe këtu reagoi Efi që tha “Vetëm ajo nuk ikën,s’ka shanse”. Vetë Arbana, opionionistët dhe publiku qeshën shumë me këtë reagim të Efit.