Mbrëmjen e sotme Efi u përplas ashpër me opinionisten Zhaklin Lekatari. Teksa opinionistja e cilësoi si “dh*në” veprimin e Luizit ndaj Kiarës disa ditë më parë (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë.
Zhaklina insistoi në mendimin e saj dhe i tha Efit se nuk lejon askënd që ta komentojë ndryshe e sidomos me datë 8 Mars, në ditën e gruas. Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?
Efi vazhdoi duke thënë se Kristi duhej t’i kishte dërguar një mesazh të dashurës jashtë para se të lidhej me dikë tjetër. Mirëpo opinionistja bëri një deklaratë të papritur për të cilën po kryqëzohet në rrjet.
“Në momentin që puth dikë tjetër ja ke dhënë mesazhin tjetrës”, tha ajo. Efi: Po pse duhet ta lëndosh tjetrën jashtë në këtë mënyrë? Ky është mesazhi
që do t’i jepni shqiptarëve? Që të tradhtojnë? Që t’i lëndojnë të tjerët pa iu dhënë një shpjegim? Unë këtë nuk e pëlqej aspak.
Deklarata e Zhakut nuk është pritur aspak mirë në rrjet dhe ndjekësit i janë kthyer kundër. “Sipas Zhakut, tradhtia është mesazhi që duhet t’i përcjellësh tjetrës”, shkruajnë komentet.