Luizi i kërkon TCH të punojë 5 vite pa rrogë, vetëm Kiarës t’i plotësohet kjo dëshirë

Luizi nuk kujdeset vetëm që Kiara të ndjehet mirë, apo të ketë kafen gati sapo të zgjohet në mëngjes, por ai mendon edhe për të ardhmen e partneres së tij. Madje të bëjë sakrifica për të.

Kiara ka vite pjesë e televizionit si moderatore e programeve të ndryshme, ndërsa së fundmi e kemi parë edhe në “Big Brother Vip” të drejtojë shfaqjet e dhëna nga produksioni.

Duke e ditur sa e rëndësishme është puna për Kiarën, Luizi së fundmi ka shprehur se “është i gatshëm të punojë 5 vjet pa pagesë”, vetëm që Kiara të drejtojë një emision të vetin në “Top Channel”.

“Edhe sikur ta di që unë do punoj 5 vite në “Top Channel” për 5 vite pa rrogë, Kiara duhet të ketë një emision të vetin këtu.

Edhe ndonjë emision radio, të mëngjesit, gjysmë ore. Unë dua të ulem me dy çapaçulat e mi në shtëpi edhe t’ju them “hajde shikojmë mamin”. Atë dua unë, që të shikoj Kiarën të lumtur”, tha Luizi drejt kamerës dhe Armaldos.

Nga ana tjetër, edhe Kiara ishte e pranishme dhe reagimi i saj ishte një buzëqeshje. Cifti po kalon momente të bukur së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top