Avantazhi jo edhe aq avantazh që Kiara Tito mori Prime-n e kaluar, si lidere e shtëpisë, u komentua gjërësisht si në studio, nga banorët në shtëpi, sigurisht edhe nga publiku e fansat e moderatores dhe partnerit të saj, Luzit.
E ndërsa njerëzit mund ta kenë quajtur edhe “goditje” ndaj Titos nga produksioni, apo të tjera cilësime si këto, duket se familja e saj nuk ka qenë e mërzitur me këtë episod, përkundrazi.
Këtë e dëshmon një dhuratë që tezja e Kiarës ka bërë për drejtuesn e reality show-t, Arbana Osmanin, me rastin e festës së gruas ditën e djeshme.
Me anë të një InstaStory Osmani tregon se ka marrë një buqetë me lule nga tezja e mdoeratores ku shkruhet: “E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës”.
Ndërkohë Arbana vetë ka reaguar për dhuratën duke shkruar: “Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”.
Ndërkohë Arbana vetë ka reaguar për dhuratën duke shkruar: “Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”