Mos prisni kot deri në mesnatë, ja kush është banori që do lërë sot shtëpinë

Pas pak nis prime i radhës dhe në këtë ditë feste sic është 14 marsi nuk do mungojnë surprizat e shumta për banorët dhe publikun.

Ndërkohë për sot kanë qenë të nominuar plot 7 banorë, Qetsori, Maestro, Sabiani, Antoneta, Fotinia, Nita dhe Dea. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë.

Nga burime pranë produksionit mësohet se banorja që do lërë sonte shtëpinë është pikërisht Antoneta, e cila ra në “gjumë” këto ditë pas debateve me Luizin në primen e kaluar.

Antoneta është një nga 6 banoret që ka hyrë së fundmi dhe aventura e saj do zgjasë shumë pak. Ajo ishte në nominim dhe primen e kaluar por në fund doli Shpati.

Në shtëpi sot ka mbërritur një zarf i zi, që nënkupton që dikush ka thyer rregullat dhe sot pritet dënimi nga “Vëllai i Madh”.

Shumë njerëz dhe vetë Olta mendojnë se do jetë një dënim për të për shkak të diskutimit për nominimet me Qetsorin, gjë që nuk lejohet të bëhet, por mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top