Luiz Ejlli, që në fillim të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, është shprehur se do ta fitojë ai dhe se do t’i përcjellë banorët me radhë për në shtëpi.
Por, në dy diskutime që ka bërë së fundmi, këngëtari i njohur ka thënë të kundërtën: që është i bindur që nuk do ta fitojë “Big Brother”-in.
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha:
Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”.
Luizi nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë.
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”,– tha Luizi, të cilit Kiara iu përgjigj duke thënë: “Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish