Luizi gjithmonë është shprehur se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të, mirëpo moderatorja nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse ndodh e kundërta.
E pyetur nga Olta se si do të vepronte nëse Luizi do dilte para saj, Kiara ka thënë se ajo do të vazhdonte rrugëtimin e saj.
Moderatorja ka shtuar se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq.Ajo nuk e shikon veten si lojtare të dobët vetëm se ndonjëherë rri në qetësinë e saj.
Në rrjet komentohet shumë se dashuria e këngëtarit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij.
Mirëpo, një surprizë nga Tito pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.
Moderatorja tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.