Pas spektaklit të së martës, kur banorët u ulën të gjithë në oborr për të darkuar, një debat i nxehtë nisi mes Oltës dhe Kristit, kjo pasi ky i fundit i tha Oltës se ajo nuk është nënë në këtë shtëpi.
Kristi u shpreh se Olta nuk ka treguar asnjë element harmonie, që sipas tij, është baza e të qenurit nënë. Ai shtoi se nuk e ka parë ndonjëherë Oltën të përhapë harmoni në shtëpi, të qeshë apo të gëzojë dhe sipas tij, deri në këtë pikë të lojës, ajo ka mbërritur me atë karakter që ka.
Olta u prek shumë nga fjalët e Kristit dhe i tha atij, se fakti që ajo nuk e tregon shumë anën e saj të ndjeshmërisë nuk do të thotë që nuk është nënë. Ajo shtoi se kur Luizi ishte sëmurë e ndjeu t’i qëndronte atij pranë dhe aty tregoi instiktin e nënës.
Ky debat u pasua me të tjera diskutime gjatë javës, lidhur me këtë temë e jo vetëm. E gjithë java e “zuri” Oltën dhe Kristin duke diskutuar me njëri-tjetrin.
Olta: Më vjen keq që Kristi më preku te pika e dobët. Kristi: Unë atë debat e bëra shumë seriozisht dhe ti reagon ashtu?
Olta: Më vjen keq që përdori elementin, se sa nënë jam unë në këtë shtëpi, për të forcuar dinamikën e lojës së tij. Unë i thash më kërko falje, ai më tha absolutisht jo. Është shumë turp që krijon një dinamikë të tillë, vetëm se je në nominim.