Familjarët e Luizit kanë ndërmarrë ditën e sotme një tjetër veprim të papritur pas hapjes së fondacionit për të mbledhur të ardhura në emër të tij.
Motra e këngëtarit ka marrë në menaxhim profilin zyrtar të tij në rrjetin social në instagram duke i vendosur edhe emrin e saj, Ina Ejlli.
Menjëherë adresa në fjalë ka humbur mijëra ndjekës, ndërkohë që fansat janë të revoltuar pasi mendojnë se këto veprime të familjarëve të tij po dëmtojnë imazhin e Luizit.