“Instagramin e Luizit e bllokoi Top Channel”, kunati vë pikat mbi i

Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda.

Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina Ejlli dhe kjo sepse sipas menaxhuesve të tij, motra dhe shoqja, është tentuar të merret nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat e lidhje me emrin dhe administrimin.

Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar në Instagramin e tij, ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.

“Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar asnjë dokumet”.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të shijohet loja e Luizit dhe se kur ai të dalë jashtë, gjithçka do të sqarohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top