Një tjetër dron ka mbërritur në shtëpinë e “BBV” ditën e sotme (23 mars). Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga e shtuna dhe Kiara është në nominim “kokë më kokë” me Oltën, fansat i kanë dërguar një mesazh Kiarës dhe sidomos Luizit.
“Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar.
Disa nga banorët ndër to dhe Luizi, ndodhej jashtë afër pishinës në momentin kur droni ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV”. Ndonëse produksion ju bëri thirrje të hynë në shtëpi, ata arritën ta shikojnë.
I gëzuar këngëtari është futur brenda duke i thënë Kiarës që pas kësaj që pa nuk del ajo të shtunën.