Kristi i bëri keq, Keisi: Më ka hapur Zoti sytë, që u largova nga ai

Kristi dhe Keisi janë distancuar goxha nga njëri-tjetri. Dyshja ranë dakort të mos e vazhdonin më njohjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Kristi e injoron, Keisi reagon ashpër: Më ka hapur Zoti sytë

Së fundmi teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e Kristit, i cili e injoroi totalisht.

“E ke mërzit Keisin”, i tha Olta Kristit, i cili vazhdoi bisedën me banorët e tjerë pa i interesuar çfarë i tha Olta.

Pas këtij veprimi, Keisi u shpreh se ‘Zoti i paska hapur sytë’ pasi nuk e kishte vënë re më parë këtë sjellje të tij.

Duke folur me Antonetën, Keisi tha se ajo nuk ka çfarë thotë më për Kristin dhe se të gjitha çfarë ka patur për të thënë, i ka treguar edhe në dhomën e rrëfimit, por edhe banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top