Shokët e Luizit zbulojnë se letrën për Oltën nuk e ka shkruar Dori por Anaid Kaloti

Një lojë e fortë po zhvillohet brenda “Big Brother Vip” mes banorëve që janë bërë pjesë, por situatat që po ndodhin ditë pas dite jashtë shtëpisë po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një “Big Brotheri”.

Në rrjetet sociale shumë persona po komentojnë lojën e banorëve brenda shtëpisë, përmes postimeve dhe videove-live në Instagram. Mes këtyre personave janë disa ish-banorë (dhe fitues) të “Big Brother-ave” të kaluar, si edhe miqtë e Luiz Ejllit.

Ditën e djeshme një dramë u krijua me llogarinë e Luizit në Instagram, e cila i kaloi në menaxhim motrës së tij, Ina Ejllit. Kjo e fundit ndryshoi edhe emrin e llogarisë, me arsyen se ka patur “sulme kibernetike.” Ndjekësit e Luizit pësuan rënie, ndërsa vijuan teoritë në lidhje me këtë lëvizje.

Dy grupe në rrjetet sociale, dhanë dy versione të ndryshme dhe hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit. Anaid Kaloti dhe Jetmir Salaj, deklaruan se imazhi i Luizit është nën menaxhimin e “TCH”, ndërsa u përmend edhe një kontratë “e përjetshme” e tij me këtë televizion. Kjo gjë u hodh poshtë nga shokët e Luziti, Mario dhe Joni, së bashku me Meridian Ramçajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top