‘Ndihem sikur më ka vënë lakun në fyt’, Kiara shprehet e bezdisur nga Luizi

Mbrëmjen e sotme, moderatorja Kiara Tito është shprehur se gjendet në tension për shkak të nominimit ‘kokë më kokë’ me Luizin. Gjithë ky tension duket se i ka kushtuar edhe këngëtarit shkodran.

Debati mes çiftit ka nisur që mbrëmjen e djeshme kur të gjithë menduan se do të shijonin natën e fundit të mundshme, Kiara nxori në pah të gjitha problematikat e partnerit të saj.

Sjellja e Kiarës ndaj Luizit është komentuar si pjesë e lojës së saj, nga ana e analistëve në studio. Por kjo e fundit u shpreh se Luizi nuk i lë hapësirën e duhur për t’u shprehur lirshëm dhe ndihet sikur ka lakun në fyt. Nga ana tjetër, këngëtari i prekur nga kjo situatë, pranoi se kishte gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top