“Qartet” produksioni i BBVA, iu zbuluan manipulimet, ja çka u bën banorëve

Produksioni i Big Brother Vip Albania, ka marrë dy vendime ditën e sotme, vendime këto që nuk i kishte marr për 70 ditë gjatë zhvillimit të këtij spektakli. Dita e sotme ishte e kobshme për ish misin Ermiona Lekbella dhe aktoren Eva Alikaj, qe te dyja u s’kualifikuan nga loja, shkruan InfoKosova.

Ky vendim erdhi pas ‘ultimatumit’ të bërë mbrëmë, se nëse thyhen rregullat atëherë do të marr masa. Natën e mbrëmshme është publikuar një video teksa fansat kanë vënë re manipulimin e produksionit duke lexuar emrat nga skaleta dhe jo nga zarfi në të cilin pretendohet se ishin shkruar.

Ditë më parë, qytetaret kanë protestuar para hapësirave të “Big Brother Vip Albania”, për të ndaluar manipulimin kundrejt Luizit. Kujtojmë se Top Channel ka ndaluar transmetimin e “primeve” në kanalin “YouTube” për shtetin kosovar, ndërsa të hyrat nga Kosova nuk i ka ndaluar, ku 1 votë është e barabartë me 1 euro, shkruan InfoKosova.

Spektakli më i ndjekur i momentin jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, përfshirë Kosovën, është “Big Brother Vip Albania”. Edicioni i dytë i këtij spektakli i cili zhvillon punën e tij në shtetin e Shqipërisë përkatësisht Tiranë, është prodhim i televizioni shqiptar Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top