Kjo është gjëja për të cilën Luizi është penduar pas takimit me babain e Kiarës

Luizi ka reflektuar pasi babai i Kiarës në takimin e tyre të parë e ka quajtur “çapaçul”. Epitet ky me të cilin këngëtari i është drejtuar banorëve të tjerë shpesh here me shaka por edhe duke i ofenduar.

Pasi “vjehrri” e quajti në të njëjtën mënyrë, Luizi është shprehur se duhet të ketë më shumë kujdes me ato çfarë thotë, pasi mund të ndikojë tek njerëzit jashtë. “Më ngeli në mendje që babai i Kiarës më tha “çapaçul”.

Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve “material” me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin.

Nuk ishte ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve që ke përballë. Ato fjalë që i themi ne, mund t’i themi në një mënyrë tjetër. Kjo nuk do të thotë se Luizi do të ndryshojë, madje loja do bëhet akoma më e ashpër”-është shprehur artisti nga Shkodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top