Ndonëse në sytë e publikut Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari janë armiq të betuar, e vërteta duket se është ndryshe. Në emisionin ‘Glamour Zone’, dy shokët e ngushtë të Luizit, Joni dhe Mario kanë thënë për moderatoren Ester Bylyku, se gjërat nuk janë si duken.
Ester Bylyku: A ka ndonjë aleancë të fshehtë mes Luizit dhe Maestros? Sepse ata njihen që kur Luizi mori pjesë në Eurovizion. Miqtë e Luizit: Jo, ata nuk kanë ruajtur shoqëri. Njiheshin pasi bashkëpunuan në Eurovizion, por nuk mbetën miq që të takoheshin.
Ndonjëherë mund të jenë përshëndetur në evente ku rastisnin. Ester Bylyku: Me cilin nga banorët ka Luizi një aleancë të fshehtë? Miqtë e Luizit: Me Oltën. Ata kanë një telepati të frikshme me njëri-tjetrin, ndoshta edhe publiku mund ta ketë kuptuar.
Ata kuptohen me një shikim. Por nuk duhet përjashtuar edhe se nëse do të kishin mundësi të dy do ta eleminonin njëri-tjetrin. Ata sqaruan se nuk kane bere marreveshje nga jashte por brenda kur kane hyre.