Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me banorët në shtëpi, por nuk përshtatet dot më me këtë lojë.
Visi: Unë do rri dhe të shtunën edhe do iki të dielën.
Keisi: Po pse do ikësh?
Visi: S’më pëlqen këtu. Nëse të shtunën ndodh ajo që kam menduar, do rri, në të kundërt do dal.
Kujtojmë se në nominim për të shtunën janë Kiara dhe Olta. Njëra prej tyre do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Visi hyri vonë në shtëpi, ai e di kë do dhe kë nuk do publiku aty brenda.
Pra nëse Olta nuk del, Visi ka për të dalë të Dielën, jo sepse ka ndonjë gjë personale me banorët siç u shpreh edhe ai vet, por sepse ndoshta loja është e pisët dhe nuk i shkon më për shtat!