Luizi konsiderohet këtë vit si fenomeni i Big Brother Vip Albania. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” analisti Arjan Konomi u shpreh se të gjithë gjërat bëjnë pak njëri tjetrin.
Ai shtoi se nëse nuk do ishte Big Brother, nuk do ishte Luizi, por shtoi se nëse nuk do ishte Luizi ndoshta do kishte qenë ndonjë personazh tjetër por jo me përmasat e famës që ka arritur ai.
“Është një pyetje pak kurth. Të gjitha gjërat bëjnë njëri tjetrin. Ju nuk bënit një emision të suksesshëm, do ishin dy të tjerë. Ky kombinimi, nevoja me atë që kërkohet dhe ajo që afrohet është ndonjëherë çelësi i suksesit. Është Luizi që bën Big Brotherin, por është edhe Big Brotheri që bën Luizin”, tha ai.
Nga ana tjetër gazetarja Fjodora Fjora u shpreh se këtë vit ka qenë Luizi ai që e ka bërë Big Brotherin. “Këtë vit e ka bërë Luizi Big Brotherin”, deklaroi ai.