Ka “trazuar” ujërat në BBV, Jori ka qenë e fejuar me djalin e ish zyrtarit të FSHF-së (FOTO)

Big Brother VIP Albania ka përfshirë të madh e të vogël në vendin tonë, duke mos lënë mënjëanë as futbollin. Shumë personazhe që kanë bërë tifozët e tyre, ndërsa jeta përtej asaj shtëpie ka qenë mjaft e njohur për thuajse të gjithë banorët.

Jori Delli është bukuroshja shqiptare që ka lindur në Itali dhe i është bashkuar këtij reality-shoë. Së fundmi, ajo ka treguar një prej sekretet e jetës së saj. Modelja bukuroshe ka zbuluar se ka qenë e fejuar me djalin e një trajneri të njohur, për të cilën kishte folur kohë më parë në rrjetet sociale. Dy vite më parë, Jori tregonte se romanca e tyre kishte përfunduar. Në Instagramin e vet do të shkruante:

“Meqë jeta ime sentimentale ju intereson, doja të bëja me dije se nuk jam më në një marrëdhënie prej dy muajsh. Për momentin nuk kam asnjë histori, as dicka të momentit, thjesht po ju them, po tregohem pak egoiste tani dhe do të qëndroj me veten për ca kohë, pra Jori është single tani e në vazhdim”.

Bukuroshja ka qenë në një marrëdhënie me Simone Camolese, futbollist që nuk ia ka dalë të luajë asnjëherë mes më të mirëve. Babai i Simones është një emër i njohur për futbollin shqiptar, Giancarlo Camolese. Ky i fundit ishte drejtor teknik në përfaqësuesen kuqezi gjatë periudhës së trajnerit Edi Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top