Ronaldo puth Luizin dhe i futet në krevat

Teksa banorët po konsumonin darkën pas spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri i rikthyen 4 ish-banorë. Ata janë Efi Dhedhes, Bledi Mane, Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka, ku vetëm njëri prej tyre ka mundësi që të shkojnë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj.

Opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, i quajti Kiarën, Efin dhe Ronaldon si ‘luizatorë’, duke qenë se jashtë shtëpisë së BB VIP kanë mbështetur këngëtarin e njohur.

Ndërkohë mbrëmë teksa Luizi dhe Kiara ishin shtrirë në krevat, aty pranë shkon Ronaldo, i cili merr e puth këngëtarin. Por jo vetëm kaq, pasi ai shtrihet aty me çiftin.

Nga ana tjetër moderatorja vetëm qeshte, ndërsa Luizi iu kthye gazetarit: “Në prime do thonë ke aleancë me mua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top