Ish – banorja e Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, ka reaguar pas debatit të treshes së famshme, Luiz, Kiara dhe Efi.
Modelja është shprehur e revoltuar ndaj moderatores Tito, duke thënë se ajo është xheloze për Efin dhe inati i saj nuk është në kuadër të lojës por nga shoqëria e saj me Luizin dhe dashuria e publikut.
Duke qenë se Luizi zgjodhi ti besoj Kiarës, Kejvina ka shkruar se ai nuk ka faj që zgjedh ti besoj partneres së tij pasi ka 103 ditë i mbyllur dhe është i rënduar psikologjikisht.