Kejvina Kthella ka analizuar sherrin mes Efit dhe Kiarës e Luiz, të cilët nga miq duket se po kthehen në kundërshtarë të fortë.
Ish-velina, e cila u përjashtua nga BBV pasi gjuajti me shpullë Luizin, tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit sepse doli lojtare më e zgjuar.
Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.
Kejvina: “Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është mė e zgjuar se ajo. E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju). Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar. Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo. Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrumuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij. Por e dashura e tij e ka mendjen tek fama dhe jo dashuria për të. Çfarë faji ka Luizi që është verbuar dhe ka dashuruar vajzën e gabuar? Kiarita po shkatërron Luizin, fama po shkatërron Kiarën.“