VIDEO/ Kiara shpërthen në të qarë, Luizi: Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë

Rikthimi në shtëpinë e famshme të ”Big Brother Vip 2”, për Kiarën nuk ka qenë aspak mirë, në krahasim me tre banorët e tjerë që u bënë pjesë e lojës. Gjatë Prime-it të së shtunës, ajo pati një debat me opinionistët. Sot ajo ka shpërthyer në të qarë, dhe krah saj ishte dhe Luizi dhe banorë të tjerë. Ai tha se ”uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë”. Rikthimi i saj duket se nuk ka qenë një vendim i mirë, pasi vetë Kiara është gjykuar si nga banorët dhe opinionistët si arrogante.

Më herët Efi dhe Kiara u futën në dhomën e garderobës për të folur edhe njëherë për situatën e ndërlikuar që ato të dyja sollën në shtëpi. Teksa nisën të bisedonin, në dhomë hyri Luizi dhe i tha atyre se ka dëshirë të dëgjojë bisedën dhe se nuk do ndërhy në asnjë moment.

Kiara dhe Efi i thanë atij se ndihen keq për situatën e krijuar dhe për faktin që ato nuk mund të shprehen dot se çfarë ka ndodhur jashtë, pasi në këtë mënyrë mund të penalizohen.

Efi u shpreh se Kiarën e ka shumë përzemër dhe se kur emocionet hynë në mes, ajo nuk e llogarit lojën në këtë pikë. Sipas Luizit, vajzat e sollën këtë situatë në shtëpi, për t’ i treguar publiku diçka që nuk e thonin dot jashtë, por edhe Efi dhe Kiara e kundërshtuan një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top