E bujshme: Anulohet penalizimi për Juven, ja renditja e re…

Për një klub si Juventus-i kualifikimi në Champions League është një objektiv i domosdoshëm.

Klubi bardhezi është mësuar gjithmonë të luftojë për kreun dhe këtë vit tifozët shpresonin të ktheheshin të luftonin për titullin.

Në të vërtetë, pjesa e parë e sezonit aktual ka qenë shumë e vështirë, me bardhezinjtë që kanë humbur shumë terren në Serinë A. Fillimi i sezonit ka qenë i tmerrshëm për Zonjën, me skuadrën të eliminuar në fazën me grupe të Champions League.

Trajneri Massimiliano Allegri ka qenë në gjendje të reagojë dhe nuk është dorëzuar në asnjë moment, duke marrë “për dore” skuadrën. Trajneri livornez ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke mbajtur lart moralin e ekipit.

Adrien Rabiot me shokë janë përgjigjur në fushë ndaj problematikave gjyqësore që përfshijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë klubin torinez. Tani brenda klubit po rritet gjithmonë e më shumë optimizmi në pritje të 19 prillit, dita kur Kolegji i Garancisë i CONI_t do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me kërkesën e Juventus-it kundër penalizimit prej 15 pikësh.

Klubi i Exor mund të rikuperojë të paktën një pjesë të madhe të pikëve, nëse jo të gjithë kuotën. Gjë që do ta bënte më të realizueshme garën për një vend në Champions. Kolegji do të mund të vendosë nëse të konfirmojë -15 pikët, ta anulojë vendimin apo ta kthejë çështjen në Gjykatën Federale të Apelit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur gazetari Graziano Campi, i cili ka folur për Calciomercato.it. Deklaratat e bëra nga ai lënë të kuptohet se javët e ardhshme të kampionatit italian do të jenë shumë të gjallëruara.

Sipas Campi-t, më datën 19 CONI do të anulojë penalizimin që i është dhënë bardhezinjve. Gazetari, ndër të tjera, i është referuar gabimeve të mundshme procedurale. Me pak fjalë, duhet konsideruar se Juventus sot është potencialisht në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 59 pikëve (+1 nga Lazio).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top