Më pak se 15 minuta në fushë, Kumbulla i pafat ndaj Milanit

Zgjat më pak se çerek ore lojë ndeshja e Marash Kumbullës në Roma – Milan, e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, një përplasje e drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i kthyer titullar që pas asaj disfate ndaj Sassuolos (u ndëshkua me karton te kuq) pësoi një dëmtim serioz në minutën e 10-të. Edhe pse tentoi të kthehej, në minutën e 15-të Mourinho u largua nga fusha për t’i bërë vend Boves.

E gjithë ndodhi për shkak të një përplasjeje me Olivier Giroud në zonën e rreptësisë, e cila bëri që mbrojtësi shqiptar të rrëzohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top