VIDEO/ Asist i Muriqit, por Mallorca lë dy pikë “in extremis” ndaj Bilbaos

Atheltic Bilbao i hoqi dy pikë “in extremis” Malloracas në sfidën me tyre në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Skuadra ishullore mori vetëm një pikë në shtëpi ndaj baskëve, të cilët e barazuan rezultatin në limitet e shtesës me penallti.

Mallorca kaloi në epërsi në minutën e 58-të falë golit të shënuar nga koreano-jugori Lee Kang-In, i shërbyer nga sulmuesi dardan, Vedat Muriqi, që edhe pse nuk e gjeti vetë rrjetën, ishte pikë referimi në majën e sulmit të Mallorcas.

Lojtës Videosh

00:00
00:38

Shtatlarti i lindur në Prizren ia la vendin e tij në minutën e 85-të sulmuesit Kadewere.

Lexo edhe: 

  • VIDEO/ Përgjaket derbi i Medellinit, dy tifozë humbin jetën
  • Nga Cikalleshi te Muçi, Muçolli e Bitri/ Fundjavë fantastike për legjionarët
  • Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi
  • 20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard

Kur po luheshin minutat shtesë të ndeshjes, ekipi bask fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol Inaki Williams.

Lojtës Videosh

00:00
00:56

Me 41 pikë në klasifikim, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur, Mallorca praktikisht e ka arritur objektivin parësor: mbijetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top