ZYRTARE/ Leao i pafat para Championsit, dalin përgjigjet e testeve mjekësore

Rafael Leao u largua i dëmtuar në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Lacios, duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. Ky dëmtim, i vjen Leaos në një moment shumë të rëndësishëm duke qenë se kuqezinjtë luajnë ndaj Interit në Champions.

 

Sulmuesi portugez ka kryer testet mjekësore de ka rezultuar se ka një zgjatje të muskulit të kofshës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Milanit në lidhje me përgjigjen e testeve mjekësore, teksa rikuperimi i tij do të zgjasë disa ditë.

 Mediat në Itali raportojnë se futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit pasi një aktivizim i mundshëm, do të përkeqësonte dëmtimin e tij. “Rafael Leao iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm, të cilat nxorën në pah një zgjatje të muskulit zgjatues të kofshës së djathtë. Evolucioni i pamjes klinike do të monitorohet dita ditës”, shkruan Milanin në njoftimin për gjendjen e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top